Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2009

Seminar: Kodi Penal i Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale të Kosovës IGJK & US DOJ

Më 21 tetor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve OPDAT zyra në Prishtinë, organizoj tryezën e diskutimeve lidhur me Përgatitjen dhe Hartimin e Aktakuzës. Sesioni në fjalë u prezantua nga z. Robert HigdonZëvendës Prokurorë i SHBA-ve, Shef i Divizionit Penal, Qarku Lindor i Karolinës Veriore, i cili paraqiti pikat kryesore të procesit të hartimit të aktakuzës, përmbajtjen e saj dhe procedurën e konfirmimit në gjykatë. Vëmendje e posaçme iu kushtua krahasimit të Kodit dhe Procedurës Penale të Kosovës me atë të SHBA-ve, me theks të veçantë u trajtua roli i prokurorit në procedurë, të drejtat e të pandehurit, veçimit dhe bashkimit të procedurës,veprimet hetimore si dhe sistemin federal. Përfitues te këtij sesioni trajnues ishin: gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :