Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-11-2009

Tryezë pune-civile Palët dhe përfaqësimi i tyre në procedurë

Më 03 nëntor 2009, është organizuar një tryezë pune nga lëmia civile lidhur me “Palët në Procedurë”.Çështjet të cilat ishin objekt trajtimi gjatë këtij sesionin trajnues u përqendruan në: rolin dhe rëndësinë e përfaqësuesit të përkohshëm, përfaqësuesin ligjor dhe përfaqësuesin me prokurë të palës. Vëmendje e posaçme iu kushtua diskutimit rreth përfaqësimit të palëve gjatë procedurës kontestimore, caktimit të përfaqësuesve të lartcekur dhe caktimin e përfaqësuesit personit juridik si dhe nxjerrjen e aktvendimit lidhur me përfaqësimin e palëve gjatë procedurës gjyqësore. Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarët e lëmisë civile dhe avokat nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :