Më 05 dhe 06 nëntor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës, mbështetur nga UNDP-ja, realizoj tryezën e punës kushtuar “Hartimit të projekt-Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor për vitin 2010”. Gjatë kësaj tryeze pune, kryesisht u bë identifikimi, vlerësimi dhe propozimi i temave për nevojat e trajnimit për gjyqtarë, prokurorë dhe profesionistë të tjerë në fushën e gjyqësorit dhe prokurorisë. Shtesë kësaj, u paraqiten sugjerime të ndryshme lidhur me zbatimin e metodologjisë së trajnimit për vitin 2010.
Hartuesit e këtij programi ishin një grup i gjerë i trajnuesve të IGJK-së nga lëmia penale dhe civile prej të gjitha niveleve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.
06-11-2009