Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-02-2013

Konferencë Ndërkombëtare „ Prioritetet Strategjike për Bashkëpunimin Regjional kundër Krimit Kompjuterik“

Qëllimi i projektit është fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve në fushën e së Drejtës Penale të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, për bashkëpunim efektiv në luftimin e krimit kompjuterik. 

Gjatë konferencës u prezantuan dhe diskutuan mjetet që janë zhvilluar më mbështetje të këtij projekti dhe në bashkëpunim me vendet dhe rajonet përfituese të këtij projekti e të cilat mund të shfrytëzohen nga vendet dhe regjionet e tjera të botës, si shembuj të praktikës së mirë në luftimin e krimit kompjuterik.

Gjithashtu në konferencë u prezantua dhe rishikua Raporti Vlerësues i cili u zhvillua në bazë të vlerësimit të bërë në vendet përfituese në muajin tetor/nëntor 2012. Qëllimi i këtij raporti është që zyrtarëve të vendeve përfituese tu ofroj informata për progresin e arritur lidhur me rezultatet e pritura të projektit. Ky raport ofron konkluzione dhe rekomandime për veprimet në të ardhmen për të siguruar një qëndrueshmëri.

Në ditën e tretë të konferencës, u realizua takimi i Ministrave dhe Zyrtarëve të Lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe Prokurorëve të vendeve dhe rajoneve pjesëmarrëse në këtë projekt si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Turqia, Bosna dhe Hercegovina, si dhe Kroacia si nikoqire, të cilët diskutuan dhe aprovuan “Deklaratën për Prioritetet Strategjike në Bashkëpunimin kundër Krimit Kompjuterik”.

Republika e Kosovës në këtë konferencë u përfaqësua nga Ministria e Integrimeve Evropiane, zv. ministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme, dhe zyrtarë të lartë nga Prokuroria e Shtetit, Ministria e Drejtësisë-Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë, Policia e Kosovës-Departamenti kundër Krimit të Organizuar/Sektori për Hetimin e Krimit Kompjuterik, Njësiti i Inteligjencës Financiare, ndërsa Instituti Gjyqësor i Kosovës u përfaqësua nga Koordinatorja e Programit të IGJK-së.

Shpërndaje :