Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-02-2013

Trajnim për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (PTA)

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me strukturën dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi me 01 janar 2013.    

Gjatë trajnimit u diskutua lidhur me parimet e përgjithshme dhe kompetencat e gjykatave, fillimin e hetimeve dhe procedurën penale deri në ngritjen e aktakuzës, aktakuzën dhe shqyrtimin e sajë, shqyrtimin gjyqësor dhe mjetet juridike. Për të gjitha këto institute trajtimi u bë në kontestin e  ndryshimeve, plotësimeve dhe krahasimi i tyre me dispozitat e mëparshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 50 pjesëmarrës prej tyre gjyqtarë, prokurorë, avokatë si dhe zyrtarë policorë nga regjioni i Mitrovicës 

Shpërndaje :