Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-02-2013

Kodi i Drejtësisë për të Mitur (PTA)

Gjatë trajnimit në ditën e parë u prezantuan dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procesin gjyqësor ndaj të miturve, parimet e procedurës për të mitur, kompetenca e gjykatave, subjektet e procedurës penale ndaj të miturve, fazat e ndryshme të procedurës ndaj të miturve, kompetencat e prokurorit, gjyqtarit, trupit gjykues, roli i mbrojtësit si dhe procedura përgatitore.

 Në ditën e dytë në fokus të trajnimit ishin arresti, ndalimi policor, paraburgimi, shqyrtimi gjyqësor, vendimet e gjykatës dhe mjetet juridike.                        

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës. 

Shpërndaje :