Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2013

Barazia gjinore, dhuna në familje dhe çështjet pronësore

Çështjet e trajtuara në kuadër të këtij trajnimi ishin: instrumentet kryesore ndërkombëtare për barazi gjinore dhe legjislacionin vendor gjatë trajtimit të të drejtave të grave, çështjet kyçe procedurale lidhur me kërkesën për urdhër mbrojtje dhe urdhër për mbrojtje emergjente, si dhe çështjet e të drejtave themelore të barazisë së grave dhe burrave në trashëgimi dhe ndarjen e pronës së përbashkët në rastet e shkurorëzimit.         

Trajnimi u përshkua edhe me diskutim të rasteve nga praktika gjyqësore lidhur me të gjitha çështjet e apostrofuara dhe sfidat të cilat pjesëmarrësit i hasin në zbatimin e ligjit në fuqi. 

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë nga regjioni i Pejës, zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, zyrtar nga Prokuroria e Shtetit – Zyra për Mbrojtjen e Viktimave si dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :