Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2013

Trajnim: “Rëndësia e ndryshimeve në Ligjin e Procedurës Kontestimore”

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet lidhur me: risitë e përgjithshme në Ligjin për Procedurën Kontestimore, risitë lidhur me mjetet e rregullta juridike dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike, si dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e këtyre dispozitave të reja ligjore në praktikë.           

Ky trajnim u shoqërua me një debat interaktiv shumë të dobishëm ku ekspertët ofruan sqarime për zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore lidhur me çështjet e lartpërmendura. 

Përfitues të këtij seminari ishin kryetarët e gjykatave themelore, gjyqtarët në Departamentin e përgjithshëm- divizioni civil të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :