Më 14 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Ekspertiza dhe analiza”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Kontrollimi i banesës dhe personit, kuptimi dhe hapat që duhet ndërmarrë, kompetenca për urdhër kontroll, dhe pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
14-02-2020