Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-03-2013

Seminar “Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë dhe amësisë”

Gjatë këtij seminari u trajtuan çështjet lidhur me; vërtetimin e atësisë dhe amësisë, kundërshtimin e atësisë ose amësisë nga prindërit ose nga fëmijët, si dhe ekspertizat lidhur në rast kontesti. Në seminar u diskutuan vështirësitë me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin praktik të dispozitave ligjore lidhur me këto çështje. Vëmendje e posaçme iu kushtua shpjegimit të mënyrës se si vërtetohet atësia e fëmijës së lindur jashtë martese kur ka kundërshtim nga personat që kanë të drejtë kundërshtimi, si dhe vërtetimi i amësisë kur kundërshtohet nga personat që kanë interes dhe të drejtë sipas ligjit. 

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e Departamentit të përgjithshëm - divizioni civil, të Gjykatës së Apelit dhe departamenteve të përgjithshme të Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :