Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-02-2020

Konference e lansimit të kursit HELP kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Më 20 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në vazhdën e luftimit dhe fuqizimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftës në ndalimin e dhunës në familje/dhunës ndaj gruas, lansuan kursin e mësimit në distancë “HELP” kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje.

Qëllimi i konferencës është që pjesëmarrësit e ftuar, në veçanti gjyqtarët, prokurorët, avokatët të njoftohen më shumë rreth platformës HELP, përmbajtjes së saj, mënyrës së çasjes dhe përdorimit të platformës, modulet e platformës, kriteret e vlerësimit etj.

Platforma HELP, si një nga platformat më voluminoze dhe përmbajtësore, e cila përfshinë numër të madh të Konventave dhe instrumenteve tjera të Këshillit të Evropës, ka për qëllim ngritjen e aftësive profesionale të profesionistëve juridik mbi temat e të drejtave të njeriut, me synimin të rritjes së mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel kombëtar.

Gjithashtu u diskutuan edhe standardet e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, krahasimi i legjislacionit vendor dhe praktikat gjyqësore, interpretim i dispozitave ligjore nga Konventat Evropiane etj.

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :