Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2020

Hetimet Financiare

Më 25-28 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) në bashkëpunim me UNODC, ka realizuar trajnimin me temë “Hetimet Financiare”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive rreth bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin sa më suksesshëm, grumbullim e provave dhe çështjeve problematike të cilat shfaqen në praktikë me rastin e hetimit dhe gjykimit të pastrimit të parave dhe veprave penale që ndërlidhen me të.

Në kuadër të këtij trajnimi janë elaboruar:   Burimet e informacionit, bashkëpunimi ndërkombëtar, mjetet dhe teknikat për analizën e të dhënave të shumta – detyrat dhe mjetet e përpunimit të të dhënave, mbledhja dhe analizimi i të dhënave financiare, transformimi i të dhënave financiare në prova, analizimi dhe vizualizimi i lidhjeve, informacioni i burimit të hapur dhe provat, hetimi i skemave në shkallë të gjërë të pastrimit të parave te krimet tatimore dhe doganore dhe pastrimi i parave.Po ashtu, mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave financiare me qëllim që ato të dhëna financiare të kualifikohen si prova.

Gjatë trajnimit vëmendje i’u kushtua paraprakisht hetimit të skemave në shkallë të gjerë të pastrimit të parave, krimeve tatimore dhe doganore duke përshirë bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar që në praktikë është mesë i nevojshëm për t’i hetuar dhe gjykuar këto vepra penale të cilat përbëjnë rrezik për zhvillimin ekonomik të një vendi. Me rastin e këtij trajnimi përmes punës në grupe janë adresuar gjitha çështjet problematike duke zbërthyer dispozitat ligjore që e rregullojnë këtë fushë si dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira në këtë drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët, prokurorët, stafi administrativ nga prokuroria, Policia e Kosovës dhe zyrtar nga NJIF, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Shpërndaje :