Më 22 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it , ka realizuar trajnimin me temë: “Mënyra e fitimit të pasurisë dhe mbrojtja e saj”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që zyrtarët për ndihmë juridike falas ti thellojnë njohurit e tyre dhe të zbatojnë drejtë ndihmën juridike në kontestet pronësore.
Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan temat si në vijim: Mënyrat e fitimit të drejtës së pronësisë, mbrojtja e të drejtës së pronësisë në përgjithësi dhe paditë për mbrojtjen e pronësisë si në kontestin vendor ashtu edhe nga perspektiva e praktikës së GJEDNJ-së
Trajnimi u realizua në formë të bashkë bisedimit ku pjesëmarrësit parashtruan edhe pyetje lidhur me çështjet problematike të pronësisë, autorizimet, kufizimet si dhe mbrojtjen e saj, krahasimin dhe llojet e padive për mbrojtjen e pronësisë.
Përfitues në këtë trajnim ishin 18 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjione.
22-01-2020