Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-01-2020

Shqyrtimi paraprak i padisë dhe i kërkesë padisë

Më  21 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, ka realizuar trajnimin me temë: “Shqyrtimi  paraprak i padisë dhe i kërkesë padisë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që zyrtarët për ndihmë juridike falas të përfitonin njohuri të reja lidhur me përmbushjen e prezumimeve procedurale  për zhvillimin e drejtë të procedurës kontestimore dhe veprimet e gjykatës në këtë fazë të procedurës.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan temat: Vlerësimi i kompetencës gjyqësore, zgjedhja meritore e  kontestit dhe hedhja poshtë e padisë si e pavlefshme. Në  formë të bashkë bisedimit me trajnuesit u diskutuan edhe raste nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas lidhur me çështjet problematike të kësaj natyre, me theks të veçantë u shtjellua vlerësimi i kompetencës gjyqësore,  vlerësimi i gjyqësive (Lidispendenca) ose vendimi i fazës ku merren vendimet si dhe vlerësimi i çështjes së gjykuar të formës  së prerë.

Përfitues në këtë trajnim ishin 18 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjione.

Shpërndaje :