Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-02-2020

Mbrojtja gjyqësore nga pengim posedimi dhe servitutet

Më 19 Shkurt 2020. Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, ka realizuar trajnimin me temë: “Mbrojtja gjyqësore nga pengim posedimi dhe servitutet”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të zyrtarëve për ndihmë juridike falas në identifikimin e specifikave ligjore për përmbajtjen e mbrojtjes gjyqësore për secilën kërkesë si dhe të vlerësojnë dhe zbatojnë drejtë kushte ligjore për dhënien e mbrojtës gjyqësore në rastet e pengim posedimit.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan edhe hartimi në strukturë dhe përmbajtje të rregullt për secilin lloj të vendimit gjyqësor varësisht nga lloji i kërkesës. Vëmendje të veçantë kishin rastet nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas lidhur me çështjet problematike të kësaj natyre, me theks të veçantë u diskutua lidhur me llojet e padive për mbrojtjen e pronësisë dhe paditë për mbrojtjen e servitutit dhe mbrojtjen nga pengimi i posedimi.

Përfitues në këtë trajnim ishin 20 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Shpërndaje :