Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2020

Moduli- “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”- Menaxhimi i stresit

Më 21 prill 2020, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare  ka zhvilluar 1 sesion trajnues nga nën moduli: “Menaxhimi i stresit”, me trajnues Profesor: Fatmir Qollakaj.

Temat e trajtuara ishin: menaxhimi i stresit, arsyeshmëria dhe relevanca me teknikat e ndryshme për menaxhimin e stresit dhe ndikimi i stresit në mirëqenie dhe mënyrat e shmangies së stresit.

Metodologjia e trajnimit: Gjatë trajnimit i cili u zhvillua në formë virtuale, prokurorët e sapoemëruar kishin mundësinë e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat u trajtuan.

Pjesëmarrës në trajnim janë 12 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës së  VIII, 2019-2020.

Shpërndaje :