Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-04-2013

Seminar – ” Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë se Përfituar me Vepër Penale”

Më 24  prill  2013, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, përkatësisht Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim Prokurorial (OPDAT), ka organizuar një seminar me temë “Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë se Përfituar me Vepër Penale”. 
Gjatë kësaj tryeze u trajtua Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë se Përfituar me Vepër Penale, duke përfshirë dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shpërlarjen e Parave. Gjithashtu u trajtuan çështjet e zbatimit të kompetencave të zgjeruara të konfiskimit, kushtet për konfiskimin e pasurisë së fituar nga aktivitet kriminal si dhe administrimi i pasurisë së konfiskuar, duke përfshirë identifikimin dhe ngrirjen e pasurive. 
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :