Gjatë kësaj tryeze u trajtuan komentet deh rekomandimet e grupit punues i cili kishte për qëllim që të identifikonte dispozitat e reja ligjore të KPPK si dhe rekomandimet për zbatimin e drejtë në praktikë. Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive në të cilat u angazhuan pjesëmarrësit dhe trajnuesit duke ngritur çështje që lidhen me zbatimin praktik për të cilat u dhanë shpjegime të nevojshme dhe rekomandime për zbatimin adekuat të dispozitave të reja ligjore. Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore nga Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur, si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës
25-04-2013