Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-05-2020

Moduli - “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”- Etika profesionale

Më 18 dhe 19 Maj 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Etika profesionale” me trajnues z. Jetish Maloku, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore - Gjilan.

Temat që po shjtellohen janë: Paanshmëria – përmbajtja dhe vlera juridike e këtij parimi, konflikti i interesave – keqpërdorimi i funksionit gjyqësor dhe prokurorial, ndalimi i keqpërdorimit të fshehtësisë së informatave, kontaktet shoqërore me avokatë, pjesëtarë të familjes dhe persona të afërm dhe domosdoshmëria e veprimit urgjent në përjashtim ose heqje dorë nga shqyrtimi i çështjes - njoftimi i palëve me faktet.

Gjatë realizimit të trajnimit prokurorët kanë mundësi të trajtojnë me hollësi elementet rreth temave të trajtuara gjatë trajnimit të sotëm duke parashtruar pyetje të shoqëruar me shembuj të ndryshëm të cilat i hasin gjatë praktikave profesionale.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :