Më 18 qershor 2020, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së.
Në fokus të këtij takimi, si pikë kryesore ishte diskutimi dhe shqyrtimi i draft Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar 2020/2021, të cilët janë në proces të rekrutimit nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit Programor diskutuan lidhur me përmbajtjen, strukturën, temat e përfshira në program, kohëzgjatjen e sesioneve të trajnimit, metodologjinë e realizimit të trajnimeve fillestare si dhe për çështje tjera të rëndësishme për zbatimin e këtij programi trajnues. Gjithashtu u potencua që krahas trajnimeve teorike të trajtohet edhe pjesa praktike gjyqësore pra, modulet të dizajnohen ashtu që trajnimet çdo herë të shoqërohen me raste dhe mendime nga praktika, me qëllim që gjyqtarët e sapo emëruar të kenë mundësi të ilustrojnë dhe specifikojnë shembuj të ndryshëm me të cilët do të ballafaqohen në punën e tyre si gjyqtarë.
Këshilli Programor përveç rishikimit të draft-Programi për Trajnimin Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar 2020/2021, dhanë edhe rekomandimet e tyre kryesisht sa i përket shpërndarjes së numrit të sesioneve nëpër disa fusha të së drejtës, si dhe balansimit të pjesës teorike me atë praktike, rekomandime këto të cilat do t’i prezantohen Këshillit Drejtues të AD-së për diskutim dhe miratim.
18-06-2020