Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-04-2013

Vizita e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës së Turqisë në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Me 26 prill 2013, një delegacion nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial i Republikës së Turqisë, nikoqir të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës së tyre në institucionet e drejtësisë së vendit, vizituan edhe Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Pjesëmarrës të delegacionit ishin Presidenti i Zyrës/dhomës së Parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, anëtarë të kësaj zyre si dhe përfaqësues të drejtësisë së Republikës së Turqisë.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me veprimtarinë e IGJK-së si dhe thellimi reciprok i raporteve në sistemin e drejtësisë.
Delegacioni u prit nga Drejtori i IGJK-së z. Lavdim Krasniqi, nga Drejtoresha për Administrate dhe Financa si dhe nga Udhëheqësi i Programit të Trajnimit Fillestar.
Drejtori i IGJK-së i njoftoi mysafirët me funksionet, strukturën organizative dhe veprimtarinë e IGJK-së. Gjatë takimit u diskutua lidhur me çështjet e trajnimit gjyqësor, praktikën gjyqësore, reformat në sistemin e drejtësisë dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të trajnimit, në veçanti atë me Akademinë e Drejtësisë së Republikës së Turqisë. Gjithashtu pati diskutime për çështjet me interes nga ana e delegacionit turk.
Përfaqësues të delegacionit u shprehen të gatshëm të vazhdojnë përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm ne lëmin e gjyqësisë me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira.

Shpërndaje :