Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-07-2020

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe Shoqatës së Sigurimeve

Me 02 korrik 2020, Drejtori Ekzekutiv i AD-së së z. Enver Fejzullahu së bashku me znj. Luljetë Hetemi, Udhëheqëse e Programit për Hulumtime dhe Publikime si dhe znj. Melihate Rama, Udhëheqëse e Trajnimit të Vazhdueshëm kanë zhvilluar një takim të përbashkët me z. Sami Mazreku Drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës si dhe z. Venhar Hana, Shef i Zyrës Ligjore dhe Administratës në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i AD-së-së dhe Shoqatës së Sigurimeve-së në interes të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi në fushën e sigurimeve.

Me rastin e këtij takimi u nënshkrua Memorandumit i Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të fuqizuar edhe më tutje bashkëpunimin ndërinstitucional në sferën e trajnimeve që kanë në fokus trajtimin e kërkesave për kompensimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimeve për të gjitha produktet e sigurimit të njohura sipas ligjit.

Gjatë këtij takimi përves nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy palëve u diskutua edhe për procesin e planeve të trajnimeve, në veçanti për të gjeturat e Shoqatës së Sigurimeve sa i përket praktikës gjyqësore në rastet e sigurimeve dhe gjithashtu edhe për ekspertizën që ata e kanë në dobi të përmirësimit të zgjidhjes së kontesteve në këtë fushë.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdoj koordinimi dhe bashkëpunimi reciprok për funksionimin më të mirë dhe më cilësor të aktiviteteve trajnuese të përbashkëta.

Shpërndaje :