Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2020

Takimi i Këshillit të Redaksisë së AD-së

Më 24 qershor 2020, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Redaksisë së revistave të Akademisë së Drejtësisë.

Me rastin e këtij takimi Redaksia diskutoi për punimet hulumtuese të gjyqtarëve të sapo emëruar të gjeneratës së gjashtë dhe prokurorëve të sapo emëruar të gjeneratës së shtatë të PTF-së. Bazuar në vlerësimet e këtyre punimeve dhe rishikimin e tyre nga autorët përkatës pas rekomandimeve dhe vërejtjeve të Redaksisë, u shqyrtua mundësia për publikim në revistën “Justicia” nëse edhe më tutje përpunohen duke iu përmbajtur rregullave dhe kritereve për publikim.

Gjatë këtij takimi u prezantuan edhe punimet e gjyqtarëve të sapo emëruar të gjeneratës së shtatë të cilat do ti nënshtrohen procesit të vlerësimit nga kjo Redaksi. Përndryshe gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar me Rregulloren e PTF-së  kanë për obligim hartimin e punimeve hulumtuese por jo edhe të kenë punim të publikuar. Andaj, nga Redaksia u potencua që do të punojnë vetëm me autorët, punimet e të cilëve kanë vlerë dhe të cilët i përpunojnë punimet e tyre duke respektuar standardet për publikim.

Në takim përveç anëtarëve të Këshillit të Redaksisë morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv dhe Udhëheqësi i Programit për Hulumtime dhe Publikime i Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :