Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-07-2020

Njoftim: E- KONFERENCA 2020, për shënimin e 70 vjetorit të KEDNJ-së ne periudha kritike

Përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë përfshirë edhe prokurorë trajnues të fushës, me datën 08-09 korrik 2020 janë duke marrë pjesë në Konferencën HELP që është organizuar si E- KONFERENCA 2020, për shënimin e 70 vjetorit të KEDNJ-së në periudha kritike,  përmes Programit të Këshillit te Evropës për Arsimimin e te Drejtave të Njeriut për Profesionistë Ligjorë – në Strasburg të Francës.

Konferenca është organizuar nën autoritetin e kryetares greke te komisionit te ministrave te Këshillit te Evropës.

Në ditën e parë u trajtuan temat në vijim: HELP - Arritjet në vitin e kaluar, Kursi i Ndihmës për Hyrjen në KEDNJ dhe GJEDNJ si dhe Ekzekutimi i Vendimeve, Arritjet e HELP: Fokusi gjeografik, Trajnimi gjyqësor në kohë kritike, Kursi Ndihmës për Konventën MEDICRIME, HELP dhe Bioetika, Liria e shprehjes në kohërat e COVID-19, Refugjatët dhe migracioni, dhe HELP në kontekstin e aktiviteteve bashkëpunuese.

Ndërsa në ditën e dytë do të trajtohen këto tema: 70 vjet të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut -KEDNJ, HELP ne zhvillimin e mëtutjeshëm në 2021 dhe më gjerë, Sesioni Plotësues kushtuar HELP-it në Universitete/Rrjeti i hapur akademik i Këshillit të Evropës (OCEAN), Bashkëpunimi Akademik në fushën e biotikes, Bashkëpunimi Akademik për aktivitetet antikorrupsion, Seanca Q&A me ambasadorët dhe Konkluzionet.

Shpërndaje :