Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-07-2020

Program i Specializuar Trajnimi - Krimi i organizuar dhe korrupsioni- Sesioni II

Më 13-14 korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi - Krimi i organizuar dhe korrupsioni- Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar, Gjykata Apelit - Departamenti Special dhe z. Admir Shala , Kryeprokuror, Prokuroria Themelore Prizren

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me natyrën dhe format e korrupsionit si dhe veprat penale që janë të ndërlidhura me korrupsionin.

Në fokus të këtij trajnimi ishin dispozitat ligjore lidhur më kualifikimin juridik të krimit të organizuar dhe veprave penale që ndërlidhen më korrupsionin.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar; Hetimi dhe sigurimi i provave në rastet e krimit të organizuar; Hetimi dhe sigurimi i provave në rastet e korrupsioni; Hetimi financiar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsioni; Qasja në dokumentet dhe informata; Qasja në evidencat elektronike; Përgatitja e rastit për gjykatë dhe gjykimi i rasteve.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet.

Shpërndaje :