Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-07-2020

Memorandum bashkëpunimi mes Akademisë së Drejtësisë dhe Chechi&company consulting, inc

Më 21 Korrik 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Checchi Company Consulting, inc – si implementuese e programit për Drejtësi Komerciale e financuar nga USAID, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zhvillimit të programit 5 vjeçar rreth drejtësisë komerciale.

Si objektivë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit midis Akademisë dhe Programit është ndërtimi i kapaciteteve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë lidhur me temat e drejtësisë komerciale, duke siguruar mbështetje për ndërtimin e një kuadri të trajnerëve të kualifikuar që do të hartojnë dhe realizojnë një kurrikulë gjithëpërfshirëse të trajnimit në drejtësinë komerciale për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave, dhe si rezultat do të rrisin cilësinë e ndarjes së drejtësisë.

Ky memorandum përcakton fushëveprimin dhe aranzhimet për bashkëpunim dhe bashkërendim midis Pjesëmarrësve për të hartuar kurrikulën trajnuese të Akademisë.

Programi për drejtësi komerciale është një nismë pesë-vjeçare për t’i vogëluar mundësitë për korrupsion dhe për të përmirësuar perceptimet e bizneseve dhe publikut për korrupsionin, duke përmirësuar zgjidhjen e kontesteve tregtare, përmbarimin dhe lehtësimin e të kuptuarit të proceseve që rrisin investimet dhe promovojnë rritjen ekonomike në Kosovë.

Akademia e Drejtësisë synon të adaptojë çdo modul trajnimi të përfunduar për përdorim si bazë për trajnimin e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave.

Shpërndaje :