Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-07-2020

Takimi afatmesëm i Komitetit drejtues të projektit të Këshillit të Evropës “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe Dhunës në familjë në Kosovë – Faza e II-të”

Me 17 Korrik 2020, u realizua takimi i Komitetit Drejtues afatmesëm i projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe Dhunës në Familje – Faza II”, në Prishtinë.  Takimi paraqiti fjalën hyrëse nga z. Frank Poëer Udhëheës i Zyrës së Këshillit të evropës në Prishtinë dhe znj. Jenny Stenberg Sørvol Zëvëndës Ambasadore e Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.  Pos kësaj, znj. Marta Becerra Udhëheqëse e Njësisë në kuadër të Divizionit për Barazi Gjinore në Këshillin e Evropës dhe znj. Merita Limani, Menagjere e projektit, prezantuan progresin e projektit, rezultatet e arritura dhe planin e punës për aktivitetet pasuese.

Në takim morën pjesë anëtarët e KOmitetit Drejtues, të cilët përfaqësojnë autoritetet kryesore dhe partnerët e projektit në sektorin e luftimit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si z. Florian Dushi, Zëvëndës Ministër i Dejtësisë/ Koordinator Nacional për Dhunën ne Familje (I cili mori pjesë pjesërisht), Edi Gucia Udhëheqës i Agjencisë për Barazi Gjinore, z. Enver Fejzullahu Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Mentor Morina, Drejtor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Basri Kastrati Drejtor i Qendrës për Mbrojtje të Viktimave, si dhe znj. Merita Syla nga Zyra e Ombudspersonit.

Anëtarët e Komitetit Drejtues i njohën arritjen e rezultateve të projektit në të gjitha komponentet e veta, si dhe i vlerësuan angazhimet e vazhdueshme oër fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve ligjor në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe për ngritjen e vetëdijes kundër saj, si dhe për mbështetjen për avanciin e standardeve shërbimet sociale për viktimat e Dhunës ndaj grave apo të Dhunës në famikje, për të vazhduar harmonizimin e aktiviteteve si pjesë e angazhimeve për koordinim me sektorin dhe me rritje të fokusit për avancimin e ligjeve, si dhe e ritheksuan zotimin e tyre për punë të përafërt me projektin për të arritur ndikim më të fuqishëm. Takimi përmbyllës i Komitetit Drejtues do të mbahet në Qershor të vitit 2021.

Projekti “Fuqizimi i luftës kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në familje në Kosovë – Faza II” bashkëfinancohet nga Norvegjia dhe Keshilli i Evropës i implementuar nga Këshilli i Evropës.

Shpërndaje :