Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-08-2020

Fazat e procedurës paraprake, hetimet proaktive dhe sigurimi i provave

Më 10 dhe 11 Gusht 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Fazat e procedurës paraprake, hetimet proaktive dhe sigurimi i provave”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Haxhi Dërguti-Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit dhe Z.Kujtim Munishi-Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e mëtejme e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me hetimin proaktiv dhe bashkëpunimin e ngushtё profesional me zbatuesit tjerë të ligjit.

Në fokus të trajnimit janë: Hetimet proaktive, sigurimi i provave, marrja në pyetjet dhe marrja e deklaratave nga të pandehurit,dëshmitarët të dëmtuarit dhe ekspertët.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarëve  si dhe dëshmitarëve bashkëpunues, dhe mundësia hetuese e veçantë.

Gjatë trajnimit do të përdoren metoda interaktive, simulime të rasteve, punë në grupe për raste nga praktika si dhe pyetje e diskutime për temat e përfshira në ketë trajnim.

Përfitues në këtë trajnim janë Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit themelor nga të gjitha regjionit.

Shpërndaje :