Më 1 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme dhe rrethanat e tjera që e përjashtojnë kundërligjshmërinë e veprës penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Vaton Durguti-gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit dhe z. Burim Ademi- gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është është ngritja e mëtejme e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me veprat penale të kryera në mbrojtje të nevojshme, nevojë ekstreme dhe të kryera nën ndikim të dhunës, kanosjes.
Në fokus të trajnimit janë: Mbrojtja e nevojshme, tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme, nevoja ekstreme.
Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe vepra e kryer nën shtrëngim, veprat e kryera nën ndikimin e dhunës dhe kanosjes si dhe vepra e rëndësisë së vogël.
Gjatë trajnimit do të përdoren metoda interaktive, simulime të rasteve, raste nga praktika si dhe pyetje e diskutime për temat e përfshira në ketë trajnim.
Përfitues në këtë trajnim janë Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit themelore nga të gjitha regjionit.
01-09-2020