Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-09-2020

Pavlefshmëria absolute dhe relative e kontratave si dhe bazat e përgjegjësisë për kompensimin e dëmit

Më 02 - 03 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Pavlefshmëria absolute dhe relative e kontratave si dhe bazat e përgjegjësisë për kompensimin e dëmit”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: z.  Albert Zogaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që të zhvillojnë shkathtësitë në mënyrë më efikase në rastet e kërkesave për pavlefshmërinë e kontratave si dhe zbatojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur me përgjegjësin për kompensimin e demit.

Në fokus të trajnimit ishin: Rrethanat që shkaktojnë pavlefshmërinë absolute dhe relative të kontratave, Procedura gjyqësore dhe roli i gjykatës në hetimin e rrethanave që shkaktoj pavlefshmërinë e kontratave, Efektet që shkaktohen në raste e shpalljes se pavlefshmërisë së kontratave, Bazat e përgjegjësisë për shkaktimin/kompensimin e dëmit, Të provuarit e përgjegjësisë dhe roli i gjykatës në procesin e të provuarit të përgjegjësisë, Raste praktike.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Shkalla e fajit, Zvogëlimi i lartësisë së kompensimit për shkak të gjendjes materiale të dëmtuesit dhe të dëmtuarit si dhe për shkak të përgjegjësisë së ndarë, Lirimi nga përgjegjësia, Kompensimi i dëmit jo material, Kushtet për shpërblimin e dëmit jo material.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar nga Gjykata e Apelit dhe gjyqtar të nivelit Themelor nga regjionet.

Shpërndaje :