Më 15 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Personat Juridik në procedurën e kundërvajtjes”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishte znj. Biljana Rexhiq, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit,
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përkufizimin e subjekteve afariste si persona juridik dhe personin përgjegjës te personit juridik si dhe zbatimin e dispozitave ligjore ne përcaktimin e përgjegjësisë se personit juridik, personit përgjegjës ne personin juridik, dhe personit fizik.
Në fokus të trajnimit ishin: Mënyrat e zhvillimit te procedurës për kundërvajtje ndaj subjektit afarist qe ka cilësinë e personit juridik dhe ndaj personit përgjegjës juridik.
Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Përgjegjësia e personit juridik dhe përgjegjësia e personit përgjegjës të personit juridik, subjektet afariste si biznese individual edhe zhvillimi i procedurës ligjore ndaj tyre si dhe përgjegjësia e personit përgjegjës.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga Nivelit Themelor- Divizioni për kundërvajtje nga te gjitha Regjionet e Kosovës.
15-09-2020