Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-09-2020

Trajnim online për ndërgjegjësim rreth Ndërmjetësimit

Programi i USAID së fundmi ka realizuar një video trajnuese e cila shërben si Seminar Online për ndërgjegjësim ndaj Ndërmjetësimit. 

Qëllimi i përgjithshëm është ngritja e vetëdijes së palëve të interesuara dhe publikut mbi procedurat e ndërmjetësimit. Krijimi i një versioni online i siguron qasje publikut në informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë procedure. Videoja përmban prezantimin nga ndërmjetësuesit të cilët janë trajnuar nga Programi.

Kjo video ju informon më shumë rreth ndërmjetësimit dhe procedurave që duhen ndjekur për ta përdorur këtë metodë për t’i zgjidhur kontestet tuaja në mënyrë të shpejtë dhe miqësore. Ndërmjetësuesit do të ju tregojnë në detaje për këtë metodë alternative të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve dhe pse ju duhet t’a provoni! 

Shpërndaje :