Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-09-2020

Program i Specializuar Trajnimi- Prokurimi Publik i Kosovës- Sesioni II

Më 22-23 shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi- Prokurimi Publik i Kosovës- Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z.  Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe z. Agim Sheqiri, ekspert për prokurim publik.

Qëllimi i këtij trajnim është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth implementimit të kontratës, hetimit dhe gjykimit të veprave penale të kësaj natyre.

Në fokus të këtij trajnimi do të jenë faza e implementimit të kontratës, skemat korruptive dhe problemet e ndërlidhura me mashtrim,  planifikimi i hetimit dhe ndjekja:

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar: Rreziqet indikative të korrupsionit në fazat e prokurimit, vlerësimi i nevojave/përcaktimi i kërkesave, përgatitja/procesi i dizajnimit dhe përgatitja e dokumenteve të ofertimit, zgjedhja e kontraktorit dhe faza e dhënies së çmimit, faza e implementimit të kontratës, pagesa e haraçit, konflikti i interesit, skemat e kurdisjes së ofertave, ofertomi konspirativ, skemat mashtruese, përmbajtja e planit të hetimit, identifikimi i burimeve të informacionit, planifikimi i kontrollit të shtëpisë dhe përgjimi, planifikimi i përdorimit të informator

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore nga të gjitha regjionet, prokurorët e prokurorive themelore si dhe zyrtarë për bashkëpunim profesional.

Shpërndaje :