Më 22-23 shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë/OPDAT, janë duke realizuar punëtorinë përmes platformës Zoom me temë “Avansimi i konfiskimit të pasurisë së paligjshme”.
Penalist të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Shqipdon Fazliu, Koordinator Nacional për Krime Ekonomike si dhe z. Corey Smith, Këshilltar Ligjor Rezident në OPDAT.
Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive të prokurove dhe policëve rreth konfiskimit të pasurisë të fituar me vepër penale.
Metodologjia e zbatimit të punëtorisë po zhvillohet me punën e përbashkët të prokurorëve dhe policëve në një rast hipotetik i cili do të trajtohet si rast real.
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Prokurorët e emëruar koordinator për konfiskim, prokurorët të prokurorive Themelore si dhe Hetuesit policor.
22-09-2020