Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2020

Vendimet gjyqësore në procedurën kontestimore

Më 24  Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “ Vendimet gjyqësore në procedurën kontestimore”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishte z.  Fejzullah Rexhepi dhe z. Zenel Leku, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit,

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me  mundësitë e marrjes së aktgjykimeve pa shqyrtim kryesor,  kushtet procedurale që duhet të merren,  si duhet të hartohen dhe cila duhet të jetë përmbajtja e arsyetimit për vendimet pa shqyrtim kryesor.

Në fokus të trajnimit ishin: Specifikat ligjore për nxjerrjen e secilit vendim gjyqësor sipas dispozitave të LPK-së.

Gjatë trajnimit u trajtuan: Llojet e vendimeve gjyqësore sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontesimore,  Llojet e aktgjykimeve sipas dispozitave LPK-së, kushtet ligjore për nxjerrjen e secilit lloj të aktgjykimeve si dhe struktura dhe përmbajtja e vendimeve gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga Gjykata Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe gjyqtar nga Gjykata e Apelit.

Shpërndaje :