Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2020

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, efektet juridike dhe mënyra e përmbarimit të tyre

Më 29 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, efektet juridike dhe mënyra e përmbarimit të tyre”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: z. Islam Sllamniku, trajnues gjyqësor i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë, z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Sevdail Kastrati, këshilltar juridik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të saj, natyrën juridike, efektin si dhe mënyrën e përmbarimit të tyre.

Në fokus të trajnimit ishin: Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe rëndësia e vendimeve të saj; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe efektet e tyre; Vendime e Gjykatës Kushtetuese dhe llojet e tyre;

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Vendimet në kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Zbatimi i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Mënyrat e përmbarimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve të gjykatave të rregullta nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Shterimi i mjeteve juridike si kusht për inicimin e procedurës para Gjykatës  Kushtetuese, Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror të nivelit Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :