Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2020

Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Më 30  Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial”.

 

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishtin: z.  Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe z. Shkelzen Maliqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me menaxhimin, udhëheqjen,  planifikimin dhe vendimmarrjen.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Administratorët dhe ndihmës administratorët  gjykatave dhe administratorët e prokurorive.

Shpërndaje :