Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-10-2020

Lejimi i përmbarimit dhe procedura sipas prapësimit, ankesës dhe mjeteve të jashtëzakonshme juridike në Procedurën Përmbarimore

Më 1 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë: “Lejimi i përmbarimit dhe procedura sipas prapësimit, ankesës dhe mjeteve të jashtëzakonshme juridike në Procedurën Përmbarimore”.

Trajnues të angazhuar për këtë trajnim janë: z.Lumni Sallauka- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës dhe z.Isa Shala- Përmbarues Privat.

Qëllimi i këtij trajnimi është zgjërimi i njohurive lidhur me titujt përmbarimorë në procedurën përmbarimore, vendosja e drejtë lidhur me lejimin e përmbarimit si dhe njohja e mjeteve juridike të goditjes.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit të Kosovës dhe niveli themelor nga të gjitha regjionit si dhe prokuror nga niveli themelor, Avokatë Shtetror dhe staf administrativ nga gjykata dhe prokuroria.

Shpërndaje :