Më 08 tetor 2020, Drejtori Ekzekutiv, Enver Fejzullahu, ka pritur në takim z. Volkmar Theobald, Drejtuesi i ekipit të projektit, z. Cristian Nicoara, Ekspert afatgjatë për ndjekje penale dhe drejtësi penale dhe z. Dragomir Yordanov, ekspert afatgjatë për trajnim dhe ndërtim të kapaciteteve nga Programi i Sektorit të Drejtësisë të Bashkimit Evropian/Kosovës “EUKOJUST”.
Drejtori Fejzullahu, fillimisht i ka falënderuar për mbështetjen e ofruar për Akademinë dhe i ka informuar për të arriturat dhe sfidat e deritanishme, proceset e rishikimit dhe nevojat për ndryshim, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët ndërinstitucional, për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Përfaqësuesit e këtij projekti z. Theobald, z. Nicoara dhe z. Yordanov, njoftuan Drejtorin e AD-së rreth implementimit të Projektit nga i cili do të sigurojnë përfitim maksimal për të gjithë akterët në Kosovë, mënyrën e veprimit për tri vitet e ardhshme të zbatimit të projektit si dhe konfirmuan edhe njëherë, se do të kenë një bashkë koordinim në mbarëvajtjen e aktiviteteve duke synuar reformimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë së Kosovës në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
08-10-2020