Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-10-2020

Memorandum Bashkëpunimi mes Akademisë së Drejtësisë dhe Initiative for Justice and Equality (INJECT)

Më 19 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Initiative for Justice and Equality (INJECT) nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat është duke i realizuar Akademia edhe me Projektet tjera.

Qëllimi i Memorandumit ishte që të organizohen trajnime për gjyqtarët dhe prokurorët në rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale në fushën e të drejtave të grave dhe çasjen e tyre në drejtësi, e drejta e tyre për pronë, dhuna ndaj grave, dhuna ekonomike etj.

Me anë të këtij memorandumi palët u zotuan se do ta ndihmojnë njëra tjetrën në zhvillimin e trajnimeve si nga ana teknike ashtu edhe ajo profesionale, në shkëmbimin e informacioneve dhe praktikave më të mira në mënyrë që të përmbushen objektivat e trajnimit dhe efekti i tyre të jetë i drejtpërdrejtë tek gjyqtarët dhe prokurorët

Shpërndaje :