Më 21 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projekti i BE Mbështetje Kodit Civil Faza 2, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Fitimi i pronësisë në mënyrë orgjinere/ Komentimi i rasteve-vendimeve të gjykatave”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Prof.Dr.iur. Haxhi Gashi, Ekspert kyç i Projektit të Kodit Civil.
Qëllimi i këtij trajnim është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për dispozitat ligjore në fuqi dhe risit që sjell Kodi Civil. Tema do të elaborohet edhe me raste nga praktika e gjykatave dhe literatura bashkëkohore.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatës Themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës dhe staf administrativ nga gjyqësori dhe prokuroria
21-10-2020