Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2020

Program i Specializuar Trajnimi - Krimi i organizuar dhe korrupsioni-Sesioni III

Më 27-28 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi - Krimi i organizuar dhe korrupsioni-Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe z. Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me natyrën dhe format e korrupsionit si dhe veprat penale që janë të ndërlidhura me korrupsionin.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet.

Shpërndaje :