Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2020

Regjimi pasuror martesor sipas Kodit Civil Komentim i Rasteve të gjykatave

Më 28 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE Mbështetje Kodit Civil Faza 2, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Regjimi pasuror martesor sipas Kodit Civil Komentim i Rasteve të gjykatave”

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Prof. Dr. iur. Haxhi Gashi, Ekspert kyç i Projektit të Kodit Civil, dhe Kerstin Niethammer, Udheheqese e Ekipit të ProjektKodit Civil.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me regjimin e pasuror martesor, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve gjatë procedurës gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar  nga Gjykata Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :