Më 29 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “ Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial ”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishin: Vaton Durguti, gjyqtar në Gjykatë e Apelit dhe Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës.
Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte ngritja e njohurive të pjesëmarrësve rreth rregulloreve dhe praktikat ligjore të aplikueshme në menaxhimin e rrjedhës së rasteve në gjykata dhe prokurori.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Ndihmës administrator nga gjykatat, refrenet, mbikëqyrës të sektorit të shkrimores dhe zyrtar ligjor nga gjykatat dhe prokuroritë.
29-10-2020