Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-11-2020

Sesioni 1 - Trafikimin për qëllime të shfrytëzimit për punë të detyruar

Më 05 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë/OPDAT, është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trafikimin për qëllime të shfrytëzimit  për punë të detyruar”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Amy Fryberger –Agjente Speciale Mbikëqyrëse e FBI (Byroja Federale e Hetimit) për Krimet kundër fëmijëve dhe Njësinë e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Tiffany Short- Koordinatore e Programit për Fëmijë, Byroja Federale e Hetimit-FBI, Divizioni i Asistencës për Viktimat, Njësia e shërbimeve për fëmijë. 

 

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me rekrutimin, strehimin, transportimin, sigurimin ose marrjen e personit për punë ose shërbime, duke përdorur forcë, mashtrim apo shtrëngim, për ta nënshtruar atë ndaj robërisë së pavullnetshme, varësisë së borxhit ose skllavërisë.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë, polic dhe avokat.

Shpërndaje :