Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2020

Intervistimi forensik i fëmijëve

Më 09-10-11-12 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSCE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Intervistimi forensik i fëmijëve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Znj. Kay Durrant, Eksperte/Trajnerë ndërkombëtar dhe Z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror, Prokuroria Themelore, Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve në lidhje me teknikat dhe intervistimin e fëmijëve që të ndihmoj sistemin gjyqësore në një forme më të avancuar, të ofrimit të drejtësisë duke pasur në konsiderate mirëqenien e fëmijës dhe pjesëmarrësve gjatë procedurave.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë:  gjyqtarë, prokuror, mbrojtës të viktimave  dhe polic.

Shpërndaje :