Më 10, 11 dhe 13 Nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e GIZ/LARP në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Zbatimi i ligjit për Zyrtar Publik”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është: z. Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Ligjin për zyrtar publik. në vështrim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar, prokuror dhe zyrtar ligjor.
10-11-2020