Më 12 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin IRZ në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar - në lëmin penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Christian Schierholt, kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetiri në Cele të Gjermanisë si dhe udhëheqës i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në procedurën penale, që zhvillohet kur kemi të bëjmë me zbatimin sa më të suksesshëm të dispozitave ligjore.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
12-11-2020