Më 12 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë/OPDAT, është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trafikimi me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe çështjet që ndërlidhen me viktimat fëmijë dhe të mitur”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Amy Fryberger –Agjente Speciale Mbikëqyrëse e FBI (Byroja Federale e Hetimit) për Krimet kundër fëmijëve dhe Njësinë e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Tiffany Short- Koordinatore e Programit për Fëmijë, Byroja Federale e Hetimit-FBI, Divizioni i Asistencës për Viktimat, Njësia e shërbimeve për fëmijë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me shfrytëzimin seksual të viktimave dhe të miturve.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë, polic dhe avokat.
12-11-2020