Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-11-2020

Zgjidhja Alternative e Kontesteve Ndërmjetësimi

Më 16 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID’it – Drejtësia Komerciale, implementuar nga CHECCHI and COMPANY është duke e realizuar trajnimin me teme “Ndërmjetësimi”, përmes platformës Zoom.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Esat Bozhdaraj, ndërmjetësues i licensuar dhe z. Fadil Hyseni,  ndërmjetësues i licensuar.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive për gjyqtarë të gjeneratës së VII-të, lidhur me risitë që ka sjellë Ligji nr.06/-009 për Ndërmjetësimin, si dhe identifikimin më të lehtë të lëndëve të përshtatshme për tu referuar në procedurën e ndërmjetësimit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjeneratës së VII-të.

Shpërndaje :